Ulrike Lunacek: Qeveria e ardhshme duhet ta votojë Demarkacionin

Ulrike Lunacek: Qeveria e ardhshme duhet ta votojë Demarkacionin

06.06.2017 12:16:20
Austrian Green Party member of the European parliament Ulrike Lunacek speaks during a news conference in Vienna March 14, 2011. REUTERS/Lisi Niesner (AUSTRIA - Tags: POLITICS)

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj të Kosovës duhet të votojnë demarkacionin.

Përmes një videomesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtar që mbajtën një mbledhje simultative në Kosovë, ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave, Lunacek ka ripërsëritur kërkesën për demarkacionin.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshm dhe do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin-dy kushtet kyçe për liberalizimin e vizave”, ka thënë Lunacek.

Ndër të tjerash studentët në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe për luftimin e terrorizmit.

“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”, ka shtuar Lunacek.