Muhamet Mustafa: Mahmud Arnauti studiues i spikatur i shkencave islame dhe patriot i shquar

06.06.2017 12:22:10

Te henen ndërroi jete Profesor Mahmud Arnauti, trashëgimtar i mendimtarit te njohur Abdylkader Arnauti . Nje familje, prej Blakajve te Istogut, ne fillim te viteve 30 te shekullit 20 , per shkak te represionit serb emigron ne Damask – Siri. Abdyklader Arnauadi, athere ishte 5-6 vjet, dhe ne Damask zhvillohet dhe arrin ne kulmin e shkencave Islame , duke u bere njeri nga tre mendimtaret kulminante te Hadithit, sistematizimit dhe percaktimit te origjinaliteteit te porosive te te derguarit te fundit te Zotit xh.sh. Muhamtdit a.s. Abdylkader kishte ruajtur dashurinie e madhe per token e tij, Kosoven , te cilen e vizitoi disa here ne vititet 70 e 80’. Emri I tij mebtet i shkruar ne majat e mendimit islam duke nderuar edhe vendine tij te origjines. Mahmudi .I lindur ne fillim te viteve 50’ te shekullit te kaluar, zhvillohet nen perkujdesjen e babait te tij te famshem, behet nje ekspert ijnjohur per hadithet , historine dhe kulturen Islame. Vecanrisht ka qene superior ne pergatitjen per botim te dorshkrimeve te vjetra. Bibligrafia e tij perfshin mbi 100 tituj , ne arabisht, turqisht, shqip . Vdekja e mori ne poziten e mesimdhensit ne Fakultetin e Studimeve Islame ne Prishtine dhe te drejtorit te Qenders kulturore “Abylkader Arnauti” qe e themeloi vet ne Prishtine. Nder librat e fundit , ne te cilen punoi me perkushtim te madhe per botim ne shqipet qe nje liber i Sami Frasherit i publikuar aarbisht ( duket I vetmi)..
Mahmud Arnauti, duke ndjekur nje amanet te babait , menjehere pas shpalles se pavaressie se Kosoves , sheprngulet ne Prishtine, merr nenshtetsine e Kosoves , themelon Qendren kulturore qe mbane emrin e babait te tij dhe punon me perkushtim ne Fakultetin e Studimeve islame. Pas tij vijne edhe bijte dhe bijat e tij, nje familje mbi 25 antare dhe e gjithe kjo ndodhe para se te fillonte lufta qytetere ne Siri. Ne ditet e para te ardhjes nga Damasku, erdh ne vizite ne familjen tone. Ishte shume I lumtur qe po kthehej ne Kosove dhe se po e qonte ne vend amanetin e babit te famshem. Tregonte se si gjyshja dhe babi I tij me fanatizem kishin ruajtur gjuhen dhe kulturen e tyre shqipatre. Shikonte me brengiosje devijimte nga islami ne formen e eksteremizmit dhe dhunes. La te 5 bijte dhe dy vajzat , niper e mbesa ne Kosove qe te vazhdojne rrugen etij dhe te babait te tij. Fakulteti I Studimeve Islame ne Prishtine humben nje puntor te madh. Une humba nje mik shume te dashur, te sinqerte qe dhuronte shume dashuri per gjithe neve dhe vendin tone. Ishte optimist per perspektiven e Kosoves dhe perjetonte me emocion dhe me brenga veshtiresite qe kemi ne shtetndertim.
Zoti e mori ne amshin, ne kete muaj te shenjte. Zoti e meshirofte dhe e sheprblefte per punen e tij te madhe, per veprat e mira, porosite e tij te pareshtura pe pune te mira dhe durimin e tij,per punen sistematike, te perditshme e te madhe. Na mbetet qe te lutemi per te dhe familjen tij qe nderon kombin tone dhe qe te mbajme mend e shenojme kontributin e tij te madh.