UNICEF ridërgon ndihma sirianëve të zhvendosur

25.11.2016 16:45:44

OKB ndihmo kampin e improvizuar të Rukbah për një kohë, deri kur Jordania mbylli kufirin e saj pas një sulmi më bombë në qershor, ku u vranë shtatë kufitarë jordanezë.

UNICEF u ka dërguar mjete higjienike dhe veshmbathje fëmijëve – në mesin e 85 mijë të zhvendosurve sirianë –  të cilët po qëndrojnë në kampe në kushte klimatike të rënda, afër kufirit me Jordaninë,  transmeton Express.

Zëdhënësi i UNICEF’it ka thënë sot se agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë ka dërguar mbi veshmbathje dimërore, përfshirë këtu xhemperë, pantallona dhe çizme për fëmijët nën moshën 12-vjeçare.

Me anë të një komunikate, OKB të martën konfirmoi nisjen e dërgimit të ndihmave në këtë zonë.

OKB ndihmo kampin e improvizuar të Rukbah për një kohë, deri kur Jordania mbylli kufirin e saj pas një sulmi më bombë në qershor, ku u vranë shtatë kufitarë jordanezë.

Sipas UNICEF’it, fëmijët përbëjnë mbi gjysmën e të zhvendosurve sirianë në këtë kamp dhe 20 për qind e tyre janë nën moshën pesë vjeçare.