Sipas Fondit për fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), të paktën 20 fëmijë janë vrarë në Siri që nga fillimi i javës, pavarësisht armëpushimit në vend.
Duke vënë në dukje se edhe katër fëmijë humbën jetën dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën në sulmet në Homs, Cappelaere tha se sulme të tjera ka patur edhe në Gutan Lindore, në periferi të Damaskut, ku në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
“Këto sulme duket të jenë ndër më të rëndat që prej fillimit të ndërprerjes më të fundit të luftimeve më 30 dhjetor të vitit 2016. Vrasja dhe plagosja e fëmijëve është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve. Ato duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, tha Cappelaere, raporton AA.
Më 30 dhjetor hyri në fuqi armëpushimi në Siri me ndërmjetësim të Rusisë dhe Turqisë. Bisedimet indirekte mes regjimit sirian dhe opozitës përfunduan në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me miratimin e të dyja palëve për krijimin e një mekanizmi trepalësh turko-ruso-iranian për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit.