UP-ja, 583 vende më poshtë se para 4 viteve në ranglistën e universiteteve botërore

03.02.2017 17:12:07

Përderisa në Kosovë, Universiteti i Prishtinës renditet i pari nga të gjitha universitet tjera publike/private, në ranglistën botërore, ka shënuar rënie.

Sipas ranglistës së Universiteteve Botërore, në vitin 2012, Universiteti i Prishtinës ishte në vendin e 3387. Tani, në vitin 2017, është në vendin e 3790.

Nga kjo ranglistë, UP-ja ka rënë 583 vende më poshtë në ranglistë, shkruan lajmi.net

Megjithatë, në një deklaratë për lajmi.net Dukagjin Pupovci ka thënë se rangimi i tillë nuk ka të bëjë me mësimxënien, por metodologjia që ka ‘Webometrics’  ka të bëjë me kritere më të sofistikuara.

“Pozita në rangim nuk varet nga numri i klikimeve, siç mendohet gabimisht, por janë disa kritere pak më të sofistikuara. Megjithatë, varet nga madhësia e universitetit, si dhe nga kujdesi që universiteti i kushton web faqes së vet, pasi një pjesë e të dhënave mblidhen nga web faqja e universitetit që vlerësohet. Këto janë arsyet pse duhet treguar shumë kujdes kur bëhen krahasime, duke shfrytëzuar rangimin Webometrics. Pra,  duhet të krahasohen universitetet me madhësi të ngjashme që i kanë web faqet në nivel afërsisht të njëjtë.”

Ai thotë se edhe rangimi i Universitet të Tiranës nuk përkon me realitetin që ne e njohim, por ka të bëjë me mungesë totale të kujdesit ndaj web-faqes së universitetit.

Ndërsa sa i përket Universitetit të Prishtinës, Pupovci thotë: Në vend të kësaj duhet shikuar se ku është UP tani, e po shihet se është larg edhe nga standardet e Ballkanit e të mos flasim për Evropën.”