UP-ja shpall konkursin për 62 pozita të personelit akademik

27.04.2018 16:35:59
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka shpallur zyrtarisht konkursi për 62 pozita për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e UP-së.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë kalendarik përkatësisht nga data 27 prill deri më 14 maj 2018.

KALLXO.com pati raportuar nga mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës ku më 19 prill 2018 ishte marrë vendim për hapje të konkursit për këto 62 pozita në UP.

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema pati thënë se  konkursi është hapur për pozitat  e profesorëve të pensionuar dhe pozita të reja.

“Kësaj radhe kemi 62 pozita. Ka pozita që janë pensionuar profesorë dhe pozita të reja që e kemi pa të nevojshme”, tha Dema.

Dema po ashtu kishte kërkuar  diskutim për këtë konkurs me qëllim të transparencës dhe miratim të tij pas diskutimeve.

I pari i UP-së pati thënë se njësitë akademike të UP-së kishin  dërguar kërkesa për 293 pozita, por tha por sipas tij për shkak të mungesës së buxhetit është reduktuar numri i konkursit.