Ushtarët danezë të rrezikuar nga agjentet e bukura ruse

22.04.2017 08:27:04

Shërbimi i Sigurisë dhe Zbulimit i Danimarkës ua ka tërhequr vërejtjen ushtarëve të saj të cilët janë pjesë e operacionit të NATO-së në vendet baltike që të jenë të kujdesshëm kur të vizitojnë baret e natës në kryeqytetin estonez Tallinn dhe në Tartu për shkak të rrezikut nga “zoçkat e ëmbla” – provokimeve nga femrat agjente ruse dhe pro-ruse.

“Sipas vlerësimeve të Shërbimit për Siguri dhe Zbulim të Danimarkës, do të jetë e lartë shkalla e rrezikut nga aksione agresive dhe kërcënimeve ndaj forcave të armatosura daneze”, shkruan ‘Sputnik’, duke iu referuar mediave daneze.

Në raport, potencohet se Rusia mund të shfrytëzojë metodën e “kurtheve të ëmbla”, duke angazhuar femrat me qëllim të rekrutimit dhe diskreditimit të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Sipas autorit të dokumentit, ushtarët danezë rreziku i pret në varet e kryeqytetit estonez Tallinn dhe në qytetin Tartu, të cilat ata i frekuentojnë gjatë kohës së lirë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Klaus Hjort Frederikscon, në ceremoninë e fillimit të shërbimit të batalionit ndërkombëtar të NATO-së në Estoni, ka deklaruar se frika dhe shqetësimi i Shërbimit për Siguri dhe Zbulim janë të bazuara.

“Ushtarët ballafaqohen me provokime dhe përpjekje për diskreditim të pranisë së tyre. Ministria e Mbrojtjes është duke punuar në gjetjen e përgjigjes ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në njoftim.