Ushtari qesh pas 10 vjetësh pas sulmit me armë në fytyrë

26.12.2016 12:39:47

Një ish ushtar i marinës  që është qëlluar në fytyrë nga një snajperit në Irak, është në gjendje që të qeshë serish pas më shumë se një dekade.

Dustin Kirby, 32 vjeç, ka jetuar me dhimbjen që pas i mbijetoi goditjes më armë në fytyrë nga një plumb ditën e Krishtlindjeve të 2006.  Që prej asaj kohe, mjekra e tij u shpartallua  dhe ai tha se ka marrë pjesë të fytyrës nga toka.

“Mora copa të fytyrës sime nga toka. Nuk e kisha idenë se sa keq isha deri në momentin kur dora ime preku një dhëmbë së bashku më një pjesë të nofullës”, tha ai për New York Post.

Ndonëse kishte bërë mbi 30 operacione, Dustin Kirby nuk i pushuan dhimbjet për asnjë moment.  Por në tetor të 2015, ai gjeti mundësinë që të fitojë sërish buzëqeshjen kur u takua me Dr. David Hirsch.