Ushtria irakiane parandalon sulmin kamikaz të ISIS-it, duke hedhur në erë kamionin me eksploziv (Video)

20.07.2016 09:29:52

Një video e re që është shfaqur në internet, tregon edhe një tentim tjetër të dështuar të xhihadistëve të ISIS-it për një sulm kamikaz.

Në video mund të shihet se si një xhihadist i ISIS-it, tenton ta hedh në erë kamionin e mbushur me eksploziv, pranë një punkti të ushtrisë irakiane.

Por duket se trupat irakiane ishin të kujdesshëm dhe kështu në momentet e fundit kanë shmangur një katastrofë, duke e goditur me predhë kamionin e mbushur me eksploziv para se t’i afrohej punktit të ushtrisë irakiane.

https://youtu.be/6viqCb3PN3U