Vajtimi i qyqeve në Parlamentin e Kosoves

12.04.2019 01:23:01

Nga Binak Maxharraj

Sot të gjithë deputetet u mblodhen në Parlamentin e Kosovës për të bërë vajin e qyqeve për ikjën e qytetarve në vazhdimesi nga Kosova. Ata u mblodhen jo për të vendos dicka të menqur pos për të kukatë, për të vajtu si qyqet për ikjen e popullit nga vendi, për të parë se pse po ikë, kush po i shtin më ikë. Eshte e pakuptuimet të thirret një seancë e natyres se këtille, sepse ndalimi i ikjeve nuk ndalet me sesanca e as me rezoluta. Po pse të diskutohet në Seancat Parlamentare për dicka çafrë nuk janë fajtor qytetaret. Popullata qe moti po ikë jo me fajin e vete, por pikërishte me fajin e pushtetareve dhe te ketij Parlamenti, te cilet për keto 20 vite nuk bane asgjë qe te mos vjene deri te nje situate e ketille. Qyetaret tane e priten lirin duke menduar se do ta gezojne, por u mashtruan, per ta nuk erdhi liria e dëshiruar, për ta erdhi dëshprimi në këtë liri për të cilen u derdh gjak.

Nuk janë fajtor qyetaret qe po ikun, kush ikë më qejf nga vendi i vete, nga vendi se ku ka lindë e rrite, ku është shkollue, por ikun nga zori, po ikun nga katilat qe e kanë kap e zapu pushtetin, po ikun nga  ata cilet po e vjedhin dhe plaqkisin kete popull qe 20 vjet te cilet u pasuruan ne pakufije, thjeshte po ikun nga ata cilet e shkaterruan kete vend. Populli po ikë nga ata te cilet asgje nuk banë që kjo rini të mbesë ne vend, të mos ikë,nuk e zhvilluan vendin, nuk happen vende të reja pune, nuk krijuan kushte qe populli dhe rinija te mos ikë. Po ikun nga  ata cilet po e keqeverisin këtë vend duke shpenzu para publike në  zhvillim por për luksin e tyre, për udhetimet dhe kënaqësit e tyre vend e pa vend.

Ju deputet dhe qeveritar qe sot derdhet lot korkodili ne Parlament qe po ju ik populli, ai nuk po ike por ju po e ndiqeni nga ky vend duke ua mos siguru kushtet elementare për jetes, ata poi kun sepse nuk kanë bukë për vehte dhe femijte e tyre, ndersa ju dhe fëmijët e juaj jetojnë në luks nga parat e popullit, shkollohen jashtë vendit me parat e vjedhuar nga populli. Nuk mundeni edhe nese dëbatoni për ikjet edhe me javë të tera të gjeni shkaqet, sepse shkaktar jeni ju vete, ju deputetet dhe pushtetaret qe jetoni si parazita në korriz të popullit. Po ju jeni fajtor e askush tjeter që e keni pru popullin dhe rinin ne kete situate qe te ikë nga vendi, sepse asgje nuk bete për ta. Kethejni pasurin e vjedhur, të plaqkitur per 20 vite,kethejeni parat e vjedhura nga Fondi 3% dhe Fondi vendlindja thrret gjat luftes e të bartuar me thas pas luftes, do te grumbulloheshin aq para sa për ti hape mbi 300 mije vende pune, por ju nuk zgjodhet te hapen 300 mije vende pune qe te mos kete ikje,por ju e zgjiodhet rrugen e hajnise. Ky është shaku pse po ike populli dhe rinia nga ju si nga gjelati, sepse të ju është përgjegjesia se pse po populli. Historia do te ju dënojë qe po e detyroni popullin të ikë nga vendi i vet në të cilin nuk e përjetuan lirinë aq shumë të pritur.