Vajza që u gjet pasi ishte zhdukur, dyshohet se është dhunuar

26.10.2020 12:10:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 25 tetor, rreth orës 10:40 është gjetur viktima, femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur.

Në raportin 24 orësh thuhet se dyshohet për dhunim.

“Dhunim/Gllogoc. Më datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.