Vajzat nuk guxojnë të largohen nga ISIS pasi që frikësohen nga ajo që i ndodhi Samara Kasunoviç

12.08.2016 15:59:51

Adoleshentja 17-vjeçare Samra Kesinoviç u rrah brutalisht për vdekje në “kryeqytetin” e Shtetit Islamik, Raqqa, në prani të mijëra dëshmitarëve.

Përveç Samras së pafat, shkruajnë mediat e huaja, në ISIS ekzistojnë edhe një numër i madh i vajzave adoleshente nga Britania e Madhe, të cilat do të donin për të shpëtuar, por pengohen nga frika se mund tu ndodhë ashtu siç i ndodhi Samras.

Mediat britanike rrëfejnë historinë e Cadis Sulltan, e cila ishte njëra nga tri vajzat adoleshente të largohej nga ISIS, por që u vra nga një sulm ajror në Raqqa.

Siç kishte thënë avokati i familjes së saj, ajo kishte planifikuar ikjen nga Raqqa, por i ishte frikësuar për fatin e saj, gjegjësisht se mos po e gjente ajo që e kishte gjetur adoleshenten boshnjake, e cila kishte nënshtetësi austriake.

Cadis thuhet se kishte 16 vjet kur në shkurt të vitit 2015, së bashku me Amira Abase dhe Shamina Begum ishin larguar nga shtëpia që t’i bashkoheshin ISIS-it.

q2

Menjëherë pas mbërritjes në Siri, përcjell Telegrafi, tri vajzat e kishin parë se ku kishin shkuar, kështu që kishin filluar të mendonin për ikjen.

Për fat të keq, Cadiz kishte dështuar të ikte. Ajo u vra gjatë një sulmi ajror në Raqqa, i cili ishte kryer nga aleanca e udhëhequr nga pakti NATO dhe SHBA.

Kur motra e saj, gjatë një bisede e kishte pyetur se pse nuk po ikte, Cadiz i kishte thënë: “Të gjitha daljet janë të bllokuara, nuk ka asnjë mundësi për dalë nga këtu. Nuk ka asnjë mënyrë për të shkuar nëpër territorin kurd, nuk ka asnjë shans për këtë”, i kishte thënë atëherë Cadiz.