‘Vaksinohuni!’-thua se ne po e refuzojmë të vaksinohemi

06.04.2021 22:56:11
Nga Muhamet Hamiti
Thirjet e pushtetarëve ‘Vaksinohuni!’ tingëllojnë bizare te ne. Pse? Sepse njerëzit në Kosovë duan të vaksinohen për Covid 19, por nuk mund të vaksinohen. Pse? Sepse kemi pak vaksina. Disa mijëra punonjës mjekësorë i kanë marrë deri tani. Personat mbi 80-vjeç mund të nisin t’i marrin mbas disa ditësh. Të tjerët kurdo që t’u vijë radha, mbasi të jenë siguruar.
Nuk ka skepticizëm të theksuar rreth vaksinës te ne. (Gjetiu në botë ka.) Nuk ka vaksina në Kosovë. Kjo është e vërteta.
Me qindra mijëra kosovarë të donin t’i merrnin, por s’ munden. Unë jam njëri prej tyre.
Prandaj, ‘Vaksionohuni!’ tingëllon diçka si: ‘Vaksinat i kemi. Pse s’po i merrni? Pse po hezitoni? Pse po frikësoheni, pa të drejtë?’
Tingëllojnë ironike, bile cinike, këto pyetje.