Valdete Daka: Lëvizja Vetëvendosje mund të hyjë në listën e LDK-së, afati i kualicioneve skadoi

17.05.2017 19:15:56

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por që sipas saj Lëvizja mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR.

Mbrëmë në orën 00:00 ka skaduar afati për dorëzimin e koalicioneve.

Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Vetëvendosje po bënë  përpjekje që  t’i bashkohet LDK-së, por kjo është mohuar nga zyrtarë të VV-së.