Vasili: Marrëveshja Xhafaj-Marku shpëton trafikantët e drogës nga drejtësia

03.02.2018 15:22:25
VASILI NE CONFERENCE - Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Kryetari i parlmentit Ilir Meta, nuk mund te jape doreheqjen per llogari te krimit te organizuar./r/n/r/nVASILI IN CONFERENCE - Lawmaker, Petrit Vasili, speaks during a press conference, speaks during a media statement for the "Doshi" case.

Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokurorja Arta Marku është komentuar edhe nga kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasilli.

Në një reagim në Facebook, Vasili e quan marrëveshjen një mburojë për trafikun e drogës.

“Trafiku i drogës ka tashme mburojën e vet ne drejtësi, marrëveshjen Marku-Xhafaj. Kryeministri, qe udhëheq vetë drogën i ka emëruar po vetë këta te dy, pra janë te tre pjese te se njëjtës kauze te zeze. Kjo është marrëveshje për te arrestuar e përndjekur gjithë shqiptaret,për te ringjallur përndjekjen politike te sigurimit te shtetit dhe për mos dënuar kurrë trafikantet dhe kryeministrin e tyre”, shprehet Vasili.

Ai shton më tej se marrëveshjen Marku -Xhafaj duhet të anulohet. Sipas Vasili kështu do të mbrojnë veten edhe ata të cilët nuk duhet të harrojnë se dita e gjykimit do të vij shpejt.

“Kryeministri ka shkatërruar zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha policisë flakni uniformat dhe bëni vota për Partine Socialiste. Është kallëzuar kryeministri ne Prokurorinë e Përgjithshme dhe është mbyllur meqë medemek kishte kërkuar falje ne Facebook pas kryerjes se një krimi shtetëror shume te rend”, thotë Vasili.

Në vazhdim kreu i Grupit të LSI ngre disa pyetje, për të cilat thotë se dyshja Xhafaj –Marku nuk mund t’i japë zgjidhje as me një marrëveshje të re, pasi sipas tij “ata janë aty te dy bashke në marrëveshjen e turpit për ti mbyllur, për ti mbuluar e per ti groposur këto çështje si dhe për te varrosur pa kthim reformën ne drejtësi”.

“A ka guxim ta komentoje Xhafaj këtë vepër penale, qe dezintegroi policinë, rendin, sigurinë publike sigurisht qe jo. A ka guxim Marku ta rihape këtë dosje te mbyllur trupërisht ,sigurisht qe jo. Ato 69 votat e rilindjes nuk e kane shpunë aty për te çuar përpara drejtësisë kryeministrin. Po ministren e drejtësisë, qe dhunoi kod, ligj e kushtetute e arrestojnë dot këta dy te besuarit e kryeministrit? Po ish ministrin e brendshëm te akuzuar nga te gjitha anët brenda e jashtë Shqipërisë,a e arrestojnë dot këta dy besniket e kryeministrit?”, pyet Vasili.