Vazhdojnë arrestimet në Turqi

08.09.2016 10:53:07

Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për arrestimin e gjashtë gjeneralëve dhe dhjetëra zyrtarëve të ushtrisë si të dyshuar për grushtshtet, bën të ditur Anadoly.

Urdhrin për arrestime e ka dhënë zyra e prokurorit publik në Stamboll.

Ankaraja zyrtare akuzon klerikun Fehtullah Gulen që gjendet në ekzil në Amerikë për organizim të grusht shtetit ku kanë humbur jetën 270 persona.