Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos në Bjellorusi, raportohet për 250 të arrestuar

13.09.2020 19:09:58

Dhjetëra mijëra njerëz thuhet se marshuan në kryeqytetin Minsk dhe në disa qytetet të tjera për të protestuar kundër rizgjedhjes së presidentit Alexander Lukashenko.

Sipas medieve të huaja, një numër i madh i forcave të rendit janë mobilizuar për të bllokuar zonat kryesore.

Autoritetet thonë se rreth 250 persona u arrestuan si pasojë e këtyre demonstratave.

Protestat po organizohen tash e disa javë në Bjellorusi, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve, ku doli fitues presidenti aktual Alexander Lukashenko, dhe të njëjtit pretendojnë se i njëjti e kishte manipuluar këtë rezultat.

Sot është e diela e pestë radhazi e këtyre protestave masive, me rreth 100 mijë protestues.