Vazhdon paraqitja e votuesve fiktiv në Maqedoni, deri tani shumë pak të paraqitur

01.08.2016 10:18:50

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që të pastroj listat e votuesve në Maqedoni. Ata kanë publikuar një listë me 39.502 votues e cila përmban identitet të qytetarëve që duhet të verifikohen e pastaj të kalojnë tek lista kryesore e pastaj të votojnë në zgjedhjet që priten të jenë më 11 dhjetor këtë vit.

Deri dje janë paraqitur 595 persona të cilët janë paraqitur në dy mënyra: personalisht në zyrat rajonale të KSHZ-së nëpër qytete dhe bashkësi lokale, dhe në formë elektronike me plotësimin e formularit online.

Nga këto 595 të paraqitur, 142 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 453 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.

Nënkryetari i KSHZ-së nga radhët e BDI-së Rexhep Prokopuca në një intervistë për Alsat-M, ka thënë se 40 mijë votues kontestohen padrejtësisht dhe kjo bëhet pas insistimit të LSDM-së opozitare.

Këto votues kryesisht janë shqiptarë nga qytete pastër shqiptarë. Mendohet se lista popullohet nga qytetarë shqiptarë që kohëve të fundit nuk kanë votuar si pasojë e mungesës dhe punës së tyre në diasporë.

Së fundmi është publikuar një video e cila hap pas hapi tregon se si duhet të bëhet procesi i aplikimit online për tu larguar nga kjo listë që partitë opozitare shqiptare kanë kërkuar të largohet se synon të fshijë shqiptarë.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet Qendrës për Studime të Politikave ka filluar fushatën për të informuar shqiptarët se si të verifikojnë veten në lista dhe si të bëjnë largimin nga kjo listë.

Kujtojmë se BDI ishte pjesmarrëse në bisedimet për marrëveshjen Përzhino ku u vendos që të ekzistojë kjo listë.