Vazhdon publikimi i listave të nxënësve fitues në Dituri

05.07.2019 12:15:22

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, të gjithë nxënësit pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të garojnë për njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor. Këtë ua ka mundësuar atyre Gara Nacionale e Diturisë në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues, transmeton lajmi.net.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka publikuar listën e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Ndërsa, nga dje filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531.

Për komunën e Gjilanit janë 1169 fitues, Hani i Elezit 113, Istog 588, Junik 43, Kaçanik 569, dhe Kamenicë 565. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 3047.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Gjilan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Gjilan.pdf

Hani i Elezit

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Hani%20i%20Elezi.pdf

Istogu

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Istogupdf

Juniku

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Juniku.pdf

Kaçanik

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kacanik.pdf

Kamenicë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kamenice_.pdf