Vazhdon vozitja pa leje në Gostivar dhe Tetovë

29.11.2016 14:37:34

Aktivitetet e forcuara kontrolluese në Tetovë dhe Gostivar edhe dje kanë nisur dhe përfunduar me një numër të madh shkeljesh ligjore të zbuluara, para së gjithash si rezultat i sjelljes së pandërgjegjshme të individëve dhe mos diciplinës evidente, sidomos të shoferëve.

Në aktivitetet e Tetovës janë kontrolluar 14 vetura të pa regjistruara, 8 persona që kanë drejtuar veturat pa leje për vozitje, 1 me ndalesë për vozitje, 6 shoferë fillestar dhe 11 vetura të parkuara gabimisht, të cilat për shkak të këtij akti janë ngritur nga karroceria.

Shkeljet e konstatuara ligjore janë sanksionuar në mënyrë adekuate.

Përafërsisht aq, më saktësisht 23 shkelje ligjore janë zbuluar edhe në aktivitetet kontrolluese të Gostivarit, ku më të shumta në numër kanë qenë përfshirja e parregullt në trafik, vozitja pa leje për vozitje dhe shoferë fillestar. Edhe ato në mënyrë adekuate janë sanksionuar.

Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa deri te shoferët apelohet që maksimalisht të janë të kujdesshëm dhe t`i përshtaten kushteve të tanishme kohore në rajon, sidomos nëse udhëtojnë për në Strazhë dhe Mavrovë.