Prekëse: Djaloshi nga Afganistani kishte një dëshirë, dhe kancelaria Merkel ia plotësoi (Video)

29.11.2016 14:44:24

Kancelaria gjermane, Angela Merkel vazhdon të gjendet mes dy zjarresh: atyre që e kritikojnë dhe atyre që e shohin madje si shpëtimtare të tyre.

Për të dëshmuar këtë, flet edhe rasti i fundit kur ajo gjatë një konference rajonale të socialdemokratëve, u përball me një kërkesë nga një mbështetës i koalicionit dhe anëtar i CDU për mëse 40 vite, për të hequr dorë nga posti i saj.

Dhe derisa ky kërkonte largimin e saj, ndërkohë vjen diçka krejt e kundërt nga kjo.

Një djalosh nga Afganistani ka shpërthyer në lot kur kancelaria Merkel vendosi që ta përshëndeste atë personalisht, pasi ai e kishte falënderuar atë publikisht në takimin e partisë së saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, djali, i identifikuar vetëm si Edris, dhe babai i tij morën pjesë në një kongres në Heidelberg të hënën në mbrëmje.

Edris tha: “Faleminderit, zonja Merkel!” Kancelarja u përgjigj: “Ju keni mësuar mirë gjermanisht” dhe shtoi “vazhdoni të mësoni më shumë”. Ai ia kishte kthyer: “Do të doja të prekja duart e tuaja, një herë”.

Pas kësaj, Merkel u largua nga podiumi për të takuar djalin.

Gjermania pranoi qindra e mijëra emigrantë vitin e kaluar, gjë që bëri që Merkel të merrte lëvdata, por edhe kritika. /Telegrafi/