Vdes 59 vjeçari nga Prizreni me COVID-19, shkon në 30 numri i viktimave në Kosovë

25.05.2020 18:20:37

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot  pasdite, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient 59 vjeçar nga Prizreni, i diagnostikuar me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me COVID-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese.

Deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.