Gashi: Publikimi i pamjeve në media kontaminim i fakteve

11.11.2016 14:54:27

Avokati  i familjes Deahri, Tomë Gashi ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit kallëzimin penal ndaj hetuesve të cilët kanë lejuar publikimin në media të pamjeve të kamerave ku ka qenë i ndjeri Astrit Dehari.

Ai në një konferencë për media ka thënë se publikimi i pamjeve në media janë kontaminim i fakteve.

Gashi  ka thënë se kanë kërkuar që në këtë rast mos të merret Prokuroria e Prizrenit dhe Policia Rajonale e Prizrenit.

“Me publikimin e pamjeve në media kanë filluar kontmanimi i provave dhe ne kemi paraqitur kallëzim penal kundër personave përgjegjës për publikimin e video kamerave nga qendra e paraburgimit në Prizren”

“Kemi kërkuar emër të familjes Dehari që në këtë rast në  hetime të mos jen të përfshira Prokuroria në Prizren dhe policia e Prizrenit. Deklaratat e tyre besojë që janë të mjaftueshme për Lumezin që këta të mos jenë të përfshirë”< është shprehur Gashi, përcjell lajmi.net..

Ai ka thënë se më këtë rast nuk akuzohen mediat dhe gazetarët që i kanë publikuar, por personat përgjegjës zyrtarë.

Sipas Gashit  publikimi i këtyre pamjeve para se të dalin rezultatet zyrtare të hetimeve kanë rënduar gjendjen dhe se tashmë familja e Deharit nuk u beson këtyre institucioneve.