Vdes edhe një paciente me koronavirus në Kosovë, shkon në 29 numri i viktimave

12.05.2020 14:27:25

Edhe një paciente me koronavirus nga Rahoveci ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Kosovë.

Kjo është konfirmuar për edhe nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka bërë të ditur se viktima në fjalë ka pasur edhe komplikime tjera shëndetësore.

“Po, pacientja ka qenë në shërbimin e hemodializës në Prizren, dhe është infektuar me virus atje. Ka qenë në dializë dhe ka pasur edhe komplikime tjera shëndetësore”, ka thënë Latifi.

Ndërkohë nga ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ende detaje për rastin.