Vdes ish-presidenti i Portugalisë në moshën 92 vjeçare

08.01.2017 11:32:03

Ish presidenti dhe kryeministri i Portugalisë, Mario Soares ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Soares ishte pranuar në spital më 13 dhejtor, dhe që nga ajo kohë ishte në gjendje kome, transmeton Klan Kosova.

Ish-presidenti portugez ishite figura kryesore e shtetit në kthimin e demokracisë në vitin 1970, pa shumë dekadave diktaturë, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Porugalisë, Antonio Costa e ka përshkruar atë si një njeri që gjithë jetën e tij e ka kaluar në luftë për lirinë.

“Humbja e Mario Soares është humbja e një personi të pazëvendësueshëm në histori. Ne, portugezët i kemi shumë borxh dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës”.