Vdes nga koronavirusi publicisti i njohur shqiptar që jetonte në SHBA

28.04.2020 09:17:01

Pas infektimit me COVID-19, vdes publicisti shqiptar.

Koronavirusi i ka marrë jetën në SHBA publicistit të njohur shqiptar, Ilir Hashorva. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë shkruar mesazhe ngushëllimi.

Hashorva jetonte prej disa vitesh në New York, por pavarësisht kësaj kishte bashkëpunime me shumë shumë gazetave shqiptare, me disa shkrime.

Ai shqyhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.

Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin” dhe kishte përkthyer edhe një  seri librash nga anglishtja.