Vdes një i paraburgosur në QKUK

17.08.2020 18:24:42

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.

Në njoftim thuhet se i paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale; Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.