Vdes një person në Dragash i konfirmuar pozitiv me COVID-19

Vdes një person në Dragash i konfirmuar pozitiv me COVID-19

25.07.2020 14:26:56

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar sot e ka vdekur Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” në fshatin Kosavë.

Kuteli vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar si i infektuar me virusin COVID-19.

Njoftimin për vdekjen e punëtorit arsimor e ka dhënë edhe Drejtoria për Arsim në Dragash, e cila ka ngush.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sekretaritë të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë, Bislim Kuteli. Ndarjet si kjo e sekretarit të kësaj shkolle, në një moment të papritur, të lënë pa frymë!

Në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kuteli, të afërmve, mësimdhënësve të shkollës “Ulina”! Bislimi u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimine lëshuar nga Vloran Cenaj, drejtor i Arsimit në Dragash.