Kompania e fluturimeve “American Airlines” ka konfirmuar se një pilot ka vdekur të mërkurën gjatë një fluturimi nga Dallasi në Albuquerque në New Mexico
“Boeing 737-800 ishte rreth dy milje nga ulja kur kapiteni shpalli një emergjencë mjekësore”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i aeroportit Albuquerque.
“Ata u ulën pa incidente, u shoqëruan deri te porta dhe u takuan nga personeli mjekësor,” ka shtuar ai, transmeton lajmi.net
Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar. Kurse, American Airlines e kanë identifikuar pilotin si oficeri i parë William “Mike” Grubbs.