Vdes shqiptari, ra në kazanin e fermentimit të rrushit

12.10.2016 21:37:39

Një 34 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Stagiates, një zonë e thellë malore në Volos të Greqisë.

Shqiptari ka rënë në një kazan rreth tre metra të thellë ku fermentohej rrushi, duke u asfiksuar e për pasojë ka humbur jetën pak momente më vonë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është asfiksuar nga gazrat dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin duke përfunduar në kazan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 të ditës së djeshme (11 tetor). Pavarësisht se ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar shqiptarin, shkruan Ora News.