Zyrtare: Nga tre të vdekurit në aksidentin e trafikut në Rahovec, njëri fëmijë (Foto)

02.08.2016 22:55:25

Tashmë është e konfirmuar se në aksidentin që ka ndodhur në hyrje të Rahovecit, kanë vdekur 3 persona.

Kapiteni Avdi Berisha konfirmoi për lajmi.net se në njërën veturë të aksidentuar, kanë vdekur tre persona.

Ai tha se në mesin e tre të vdekurve  është  edhe një fëmijë i moshës nga 7 deri 9 vjeç.

“Kurse në veturën tjetër është i lënduar edhe një person tjetër”, tha Berisha për lajmi.net.

Togeri i policisë nuk mundi tash për tash të japë më shumë sqarime meqë aktualisht në vendin e ngjarjes janë edhe ndihma e parë dhe prokurori.

image-12 image-11