Shikoni se si piloti i aeroplanit, “neutralizon” pasagjerin e dehur që kërcënonte pasagjerët dhe ekuipazhin

02.08.2016 22:58:46

Këto ditë është duke qarkulluar në internet një video interesante, në të cilën shfaqet një pilot i aeroplanit i cili “neutralizon” një pasagjer të dehur, i cili ishte bërë i dhunshëm dhe vazhdimisht kërcënonte ekuipazhin gjatë fluturimit.

Stafi i aviokompanisë “American Airlines” kishin vendosur të marrin situatën nën kontroll, kur gjatë fluturimit një pasagjer i dehur u ngrit në këmbë dhe filloi të keqtrajtojë pasagjerët tjerë dhe ekuipazhin.

2

Piloti trim identiteti i të cilit nuk është zbuluar, shihet duke e përplasur për tokë pasagjerin e dehur, derisa 25-vjeçari Michael Kerr nga Kentucky që ishte në aeroplan, ka arritur të filmojë këtë ngjarje të pazakontë. /Telegrafi/