Vdes zëvendëssherifja pasi bie në një gropë

06.12.2016 10:15:43

Zëvendës sherifja ka vdekur pasi makina e saj ka rënë në një gropë në San Antonio, në shtetin amerikan të Teksasit, kanë thënë zyrtarët.

Dora Linda Nishihara, 69 vjeçare e cila ka punuar në një gjykatë , ka vdekur pasi makina e saj ka rënë në një gropë të mbushur me ujë, transmeton Klan Kosova.

Një automjet tjetër gjithashtu ka rënë në gropë dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

Shoferi i automjetit të dytë ishte shpëtuar nga një dëshmitar, mirëpo makina e zonjës Nishihara ishte zhytur plotësisht.