Nesër takohen kryetarët e komunave të Kosovës

06.12.2016 10:25:42

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim më kryetarët e komunave të Kosovës.

Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe mbështetet nga misioni i OSBE-së në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë konferencë do të marrim pjesë, ministri Hyseni, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, kryetarët e komunave dhe zyrtarë të lartë vendor ndërkombëtarë.

Takimi do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.