Vdesin katër anëtarë të një familjeje në një kanion në Spanjë

06.07.2017 17:56:43

Autoritetet në Spanjë thonë se një çift dhe dy nga fëmijët e tyre vdiqën ndërsa ishin duke vizituar një kanion në Spanjën perëndimore.

Qeveria rajonale e Extremadura tha se një anëtar tjetër i familjes, një djalë i ri, u plagos në incident të enjten në kanionin Hoyos pranë qytetit Jerte, 230 kilometra në jugperëndim të Madridit.

Djali u dërgua në spital, ndërsa dy fëmijët e vrarë ishin të mitur, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net

Ende nuk dihen rrethana e incidentit.