Vehbi Berisha: Premtimet milionëshe janë mashtrime, buxheti për Drenasin është 13 milionë euro (Video)

02.12.2016 18:00:13

Kandidati i partisë Fjala për kryetar të Drenasit, Vehbi Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës se Drenasit qe të mos bien pre e mashtrimeve të partive sa i përket investimeve në komunën e Drenasit, pasi buxheti për vitin 2017 i miratuar në Asamblenë komunale është 13 milionë euro.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën, Berisha i ka quajtur mashtrime premtimet e kandidatëve për kryetar të partive duke shtuar se krejt çka mund të ndryshohet është ridestinimi i mjeteve të mbetura në muajin qershor.

Në bazë të sondazheve të fundit, kandidati i partisë Fjala thotë se kjo parti qëndron relativisht mirë.

“Duke qenë këshilltar në Kuvendin Komunal i njohim mirë problematikat dhe problemet e mëdha dhe të vogla të Komunës”, ka shtuar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit qe të dielën të dalin dhe të votojnë për kryetar të Drenasit.