Beteja me AXOS-in, Avdullah Hoti i jep meritat Isa Mustafës

04.05.2018 13:22:15

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka dhënë Qeverisë Mustafa meritat për fitimin në betejën gjyqësore Arbitrazh kundër kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Kosova, për anulimin e privatizimit te 75% te aksioneve të PTK-së.

Hoti gjatë konferencës së sotme ka thënë se falë përgatitjeve që kishin bërë si Qeveri, kanë qenë të bindur se do të fitojnë këtë proces gjyqësor.

“Ka qenë vendosmëria e kryeministrit Mustafa dhe ekipit që ka punuar në këtë rast, që i ka kursyer buxhetit të Kosovës miliona euro. I kemi rezistu presionit që të arrijmë marrëveshje për kompensimin e dëmit ndaj kësaj kompanie për shkak se kemi qenë të bindur se do ta fitojmë këtë rast”.

“Sigurisht, tash Telekomi i Kosovës është në vështirësi të mëdha, që ne si opozitë nuk mund të bëjmë asgjë për ta shpëtuar këtë kompani nga falimentimi. Dua ta përgëzoj ekipin”, ka deklaruar Hoti.