Veli Bytyqi i bashkohet AAK-së

17.10.2016 15:15:24
Veli Bytyqi, gazetar shumëvjeçar dhe njëri prej aktivistëve të shquar politik të viteve 90-të, prej sot është anëtari më i ri i AAK-së. Atij i ka uruar mirëseardhje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Bytyqi me këtë rast ka deklaruar se anëtarësimi i tij në AAK, nuk është i rastësishëm, por është pjesë e përcaktimit të tij politik tash e sa kohë.

“Konsistenca e AAK-së, qëndrimi korrekt politik I saj në raport me temat nacionale dhe pragmatizmi politik I Liderit Haradinaj, kanë qenë vetëm disa nga arsyet e përcaktimit tim”, ka thënë Veli Bytyqi.