Veljanoski nëshkruajti vendimin për zgjedhjet e parkohshme parlamentare

18.10.2016 13:25:51

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski e ka nënshkruar vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 dhjetor.

Sipas njoftimit të kabinetit të tij ”me këtë akt, mandati i kthehet përsëri popullit, që është i vetmi autoritet legjitim dhe i lartë për të gjykuar, vlerësuar dhe vendosur se cila parti politike duhet ta fitojë nderin, por edhe obligimin, që ta udhëheqë vendin tonë”.

Veljanoski u është falënderuar kabinetit të tij, deputetëve, gazetarëve dhe shërbimit të Kuvendit.