Identifikohen tri raste të valsifikimit të monedhës në Veternik

18.10.2016 13:31:47

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar që vetëm gjatë ditës së djeshme në lagjen Veternik të Prishtinës, janë konstatuar tri raste të monedhës së falsifikuar.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se dy meshkuj dhe një femër mes orës 10-14 kanë tentuar te depozitojnë para ne vlerë 1050 euro.

Rastet e përmendura kanë të bëjnë me një bankë në Veternik, ku punëtorët e kësaj banke kanë konsfiskuar parat e më pas edhe konstatuar se rastet e përmendura kanë të bëjnë me falsifikim të monedhave.