Vëllai i Meghan letër princit Harry: “Mos u marto me të, je ende në kohë”

03.05.2018 19:18:56

Na ndajnë edhe pak javë nga damsa mbretërore në Britani, por “xhelozia” dhe sulmet ndaj princeshës së re Meghan Markle nuk ndalen. Pas fotove topless e nudo të publikuara tashmë edhe Thomas, gjysëm-vëllai i saj 51 vjeçar, që i bën thirrje princit Harry që të tërhiqet nga martesa meMeghan.

“Je akoma në kohë”, shprehet ai.

“Sa më shumë afrohet dasma juaj, aq më shumë bëhet e qartë se ky është gabimi më i madh në historinë e dasmave mbretërore. Meghan Markle nuk është gruaja e duhur për ju”!

Ai më tej e quan Meghan “një grua të lodhur, sipërfaqësore dhe mendjemadhe”.

Ky është mesazhi që ka tronditur sot opinionin publik në Britani, aq më tepër kur thuhet nga një i afërm i Meghan. Thomas Markle e ka publikuar letrën në tabloidin “InTouch”. Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Thomas nuk është  ftuar në dasmën mbretërore.

Thomas madje hedh një akuzë shumë specifike. “Çfarë lloj personi është ai i cili përdor të atin deri në një pikë kur i duhet, pastaj e harron atë në Meksikë duke e lënë në rrënoja, në borxhe … Dhe e trajton atë si të mos e kishte njohur kurrë.”