Vëllai i Rexhep Selimit, grushton policin, arrestohet

02.03.2018 23:36:06

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Ngjarja ka ndodhur sot në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.

Vëllai i Rexhep Selimit nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  ka konfirmuar  lajmin.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Mësohet se i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt nga Policia e Kosovës.