Vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit emërohet zëvendësministër

23.12.2017 12:12:42

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt ka shkuar në 70.

Haradinaj, zëvendësministër të Bajram Hasanit, ministrit të Tregtisë e ka emëruar Fadil Arifin, vëllain e Avni Arifit, i cili është shef i kabinetit të kryeministrit.

Arifi është emëruar në këtë detyrë më 20 dhjetor.

Ndërsa Qeveria Haradinaj vazhdon të kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave.