Vëllezërit dajak njëri-tjetrit për një copë tokë

08.08.2016 12:21:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptar vëllezër,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur ne mes veti.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin është konfiskuar një armë Zastava 635 e cal. 6 mm me një karikatorë dhe gjashtë fishekë si dhe disa mjete të forta të cilat dyshohet se janë përdorë në rrahje.“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.