Lutfi Haziri-Behgjet Pacollit: Pse bre bac?

08.09.2017 21:02:59

Kryetari i Gjilanit dhe njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar për marrëveshjen e koalicionit PAN me Behgjet Pacollin.

Në një postim në facebook, Haziri ka krahasuar thënien “Bac u kry” që përdorej ndaj Adem Jasharit, me atë “Pse bre bac (Behgjet Pacolli)”.

“Kosova ka thanë ‘Bac u kry’ tuj iu falënderue Adem Jasharit. Sot Kosova në vend se të thotë “Bac Falëmnerit” (Behgjet Pacolli) të gjithë po thonë “Pse bre bac’”, ka shkruar në facebook Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit i vetmi bac në Kosovë që nuk i nëdrron fjalët, ishte Adem Jashari.

“P.S. Me na falë baca Adem që po duhet me të krahasue. I vetmi Bac në këtë vend që nuk i ndryshon fjalët je ti”, thuhet në postimin e Hazirit në facebook.