Komandanti i brigadës “Agim Ramadani” që do të udhëheqë me Ushtrinë e Kosovës

08.09.2017 21:05:30

Rrustem Berisha nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së ka lindur më 2 mars 1965 në fshatin Dobërdol të Pejës.

Ai e ka të përfunduar shkollën ushtarake më saktësisht Akademinë për oficerin e këmbësorisë.

Berisha ka qenë komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, shkruan lajmi.net

Ai ishte edhe komandant i Akademisë së mbrojtjes në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe zëvendëskomandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Berisha ka ushtruar detyrën e deputetit edhe mandatin e kaluar në Kuvend, kurse ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Gjatë mandatit të kaluar Rrustem Berisha ka qenë ndër deputetët më të zëshëm për transformimin e FSK-së në Ushtri, detyrë e cila pritet të jetë kryesore për të gjatë mandatit si ministër.

Nga radhët e AAK-së veç Berishës, ministër do të jetë edhe Pal Lekaj.

Ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie do të jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.