Vendet e Afrikës i mbyllin dyert FETO-s

09.12.2016 16:24:43

Deri më tani janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të Organizatës terroriste FETO që ndodhen në 5 shtete, nën administrimin e Fondacionit Maarif.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga themelimi i tij, Fondacioni Arsimor i Turqisë Maarif (TMV), ka shënuar një sukses të madh, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të Organizatës terroriste FETO që ndodhen në 5 shtete, nën administrimin e Fondacionit Maarif.

Ndërkohë që pas veprimeve përkatëse shkollat e FETO-s në Somali dhe Guine i kanë kaluar TMV-së, në Çad dhe Senegal janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif. Ndërkohë në Sudan janë duke mbaruar procedurat për kalimin e shkollave nën administrimin e TMV-së.