Vendet e G7 nuk bien dakord për të dënuar Rusinë dhe Assad për sulmin kimik

11.04.2017 12:37:50

Vendet e G7 nuk arritën një marrëveshje në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë dhe qeverisë siriane pas sulmit kimik. Pra ata nuk ranë dakord për të dënuar Rusinë dhe Assad pavarësisht se ata akuzohen si shkaktarë të sulmit të rëndë kimik.

Sanksionet kundër tyre nuk do të zbatohen derisa të përfundojnë hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike në Siri, ku mbetën të vdekur rreth 60 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Ministrat e jashtëm po përpiqen që të arrijnë në një qëndrim të përbashkët, para se sekretari amerikan i Shtetit të fluturojë drejt Rusisë për t’i kërkuar presidentit Vladimir Putin që të mos e mbështesë më Bashar al Assad.

Më herët Kombet e Bashkuara ranë dakord se nuk ka një zgjidhje për konfliktin në Siri nëse Assad vazhdon të qëndrojë në pushtet.