Vendi më i vogël në Europë, pensione afër 2000 euro

23.08.2016 14:27:41

Besoni apo jo, por pensioni mesatar në Luksemburg këtë vit është 1800 euro.

Ky vend i vogël në zemër të Evropës Perëndimore, rreth 213 kilometra nga Brukseli, 372 km nga Parisi, 209 km nga Këlni dhe 65 km nga Metz, në verilindje të Francës, gëzon me të vërtetë progres ekonomik, shkruan Albinfo.ch.

Pas Luksemburgut, është Norvegjia me një pension mesatar prej 1,500 euro, e ndjekur nga Gjermania me 1200, Holanda me 1100 ashtu si janë edhe pensionet në Zelandën e Re.