Vendimi për Grupin Drenica merret në korrik

20.06.2017 16:25:43
Seanca gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Të dy ish-komandantët e UÇK-së kanë dalë sot para Gjykatës Supreme, e cila është shkalla e fundit e gjykatës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Vendimi për rastin merret në muajin korrik të këtij viti.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t’i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike.